Basha premton plan konkret për rimëkëmbjen e turizmit

Basha premton plan konkret për rimëkëmbjen e turizmit

Kryetari i PD-së Lulzim Basha i premtoi të hënën sipërmarrësve të turizmit në Shëngjin se opozita ka një plan konkret për rimëkëmbjen e turizmit.

Duke biseduar me sipërmarrësit në Shëngjin, Basha u njoh me problemet e tyre dhe premtoi se qeveria e tij nuk të paguajë me miliona euro për oligarkët por do të fokuset tek qytetarët.

Basha akuzoi qeverinë Rama se dha për turizmin ´gjysëm paketa´ që nuk ndihmuan askënd:

´Gjithçka në perfeksion nga natyra, gjithçka blozë sa i përket ekonomisë. Shteti kujtohet vetëm për gjoba, taksa. Për pjesën tjetër 0 prani.
Nëse ju kujtohet, një nga faktorët kryesorë me paketa apo gjysmëpaketat, se ne si opozitë kërkuam shumë më shumë. Gjysmë paketat gjoja të ndihmonin turizimin nuk kanë dhënë asnjë efekt.´

Basha tha se Rama i jep miliona euro ´bandës së inceneratorëve´dhe thërrime qztetarëve:

´Kjo qeveri dhe ky kryeministër kanë vijuar të derdhin lekët tuaj, nga taksat tuaj, kanë çuar lekët në xhepat e bandës së lushnjes, 1 milionë euro pagesa për Klodian Mërtirin dhe inceneratorëve korruptivë.
Dështim i paprecedentë. Mësim i madh jo vetëm për qeverinë që vjen por për këdo tjetër. Që të kthehen taksat tek qytetarët, duhen braktisur praktikat korruptive.´

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>