Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha premtoi sërish të martën para banorëve në Vil Bashtovë të Kavajës, se do te rimburosjë paratë që kanë harxhuar qytetarët për t’u kuruar nga Covid-19.
Ai tha se ekipi i PD po harton një plan për rimbursimin e personave që kanë kaluar COVID-in në shtëpi.
“Këto familje nuk do i lëmë në baltë, sepse i la 8 vite Edi Rama. Mos harroni kurrë, dy muajt e karantinës që na dilte nga mëngjesi në darkë, prapë se prapë, ndihma që dha për Shqipërinë e goditur nga pandemia dhe ekonominë që pandemia e gjunjëzoi, ishte shumë më pak se ajo që dha Maqedonia”, tha Basha.
Ai tha se rimbushim sipas diagnozës bën të mundur që të moshuarit të kenë barna cilësore dhe të kurohen me standard normale.
Gjatë fjalës së tij Basha tha se PD do të bëjë të mundur statusin e gazetarit.
Ky status sipas kreut të PD shmang censurën dhe ushtrimin e presionit ndaj tyre.