Basha premton rindërtimin e Teatrit Kombëtar në të njejtin vend

Nga Exit News
Basha premton rindërtimin e Teatrit Kombëtar në të njejtin vend

Kreu i PD-së Lulzim Basha premtoi se qeveria e drejtuar prej tij, do të rindërtojë në të njëjtin vend Teatrin Kombëtar dhe se do të nxjerrë para drejtësisë ata që e shkatërruan atë.

Përmes një postimi në Twitter, me rastin e Ditës Ndërkombëtarë të Trashëgimisë Kulturore, Basha theksoi:

“Rikonfirmoj angazhimin tim personal dhe të Partisë Demokratike se Teatrin Kombëtar do ta rindërtojmë siç ishte aty ku ishte dhe ata që e sulmuan dhe e shembën brutalisht do të dalin përpara drejtësisë për këtë krim të rëndë ndaj kulturës, qytetarisë dhe mënyrës tonë të jetesës.”

Ai e quajti Teatrin Kombëtar dhe gjithë qëndresën e artistëve e qytetarëve për të mbrojtuar atë nga shembja ‘një vijë ndarëse ndërmjet regjimit dhe qytetarisë.’

Basha tha se shembja e teatrit nga qeveria Rama është dëshmia më e qartë ‘e barbarisë dhe urrejtjes që kjo qeveri ushqen për vlerat dhe institucionet e kombit tonë’.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>