Basha premton rindërtimin e Teatrit Kombëtar

Nga Exit News
Basha premton rindërtimin e Teatrit Kombëtar

Kryetari i PD-së Lulzim Basha dekalrois e do të rindërtojë godinën e Teatrit Kombëtar aty ku ishte, sikurse ishte. Gjatë një takimi elektoral në njësinë 9 ai premtoi se do t’i përmbahet marrëveshjes së firmosur me artistët.

Më 25 korrik 2019, Basha firmosi një marrëveshje me 13 pika me artistët dhe aktivistë të Teatrit Kombëtar, ku përcaktohet se:

Teatri Kombëtar dhe ai Eksperimental, si dhe zona rreth tij, njihet si pjesë e patjetërsueshme e Qendrës Historike të Tiranës.

Partia Demokratike  me ardhjen në pushtet, do të t’i rikthejë kompleksit teatror statusin “Ansambër Monument Kulture” dhe të sigurojë ruajtjen e tij.

PD duhet të shfuqizojë ligjin ‘special’ antikushtetues që parashikon shembjen e godinës së teatrit dhe dhënien e pronës publike kompanive private.

PD, me ardhjen në pushtet, duhet të nisë sa më shpejtë restaurimin e dy teatrove dhe vënien para drejtësisë të gjithë qeveritarëve që ideuan dhe lejuan miratimin e ligjit ‘special’.

Përveç Teatrit Kombëtar dhe reformës në kulturë, AMT-ja kërkoi atëherë nga opozita dhe zotimin për bërjen e ndryshimeve kushtetuese dhe kodit zgjedhor si:

• Të bëjnë ndryshime në sistemin zgjedhor, për t’i dhënë më shumë mundësi qytetarëve të shprehen për përfaqësuesit e tyre;

• Të bëjnë një reformë kushtetuese që synon rritjen e kontrollit dhe balancës ndërmjet pushteteve, forcimin e llogaridhënies dhe kontrollit ndaj pushtetit;

• Të hartojnë një reformë ligjore për rritjen e përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrjen publike, përmes referendumeve dhe konsultimeve me to;

• Të marrin masa për t’i kthyer publikut çdo pronë apo pasuri që i është marrë në mënyrë korruptive, për t’iu dhënë privatëve; si dhe të vërë para përgjegjësisë çdo kënd që ka lejuar që kjo të ndodhë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>