Basha premton rritje të pagave në mjekësi dhe rimbursim të ilaçeve

Nga Exit News
Basha premton rritje të pagave në mjekësi dhe rimbursim të ilaçeve

Kryetari i PD-së Lulzim Basha premton se do të sjellë “ndryshimin dhe shpresën” për shqiptarët. Në një postim në Facebook, të enjten në mëngjes, për investimet e ulta në shëndetësi, Basha shkruan se:

“Për 7 vite Rama i la në baltë shqiptarët me premtime të pambajtura si ai për shëndetësinë falas. Boll më. Nuk mund të vazhdohet më kështu. Bashkë do ta largojmë të keqen dhe do të sjellim ndryshim dhe shpresë të re për Shqipërinë”.

Kryetari i PD-së publikoi një grafik ku shihet se Shqipëria renditet e fundit në rajon për investimet në shëndetësi dhe pagat e mjekëve:

“Shqipëria investon sot më pak se çdo vend tjetër për kujdesin shëndetësor. Prandaj numri i mjekëve për frymë në Shqipëri është më i ulëti”.

Ai premtoi se do t’i paguajë më shumë mjekët dhe do të rimbursojë ilaçet nëse fiton zgjedhjet:

“Ne mund ti paguajmë më mirë mjekët dhe infermierët tanë dhe mund të shtojmë numrin e tyre. Ne mund të rimbursojmë më shumë për ilaçet dhe ti bëjmë të përballueshme për të gjithë. Të gjitha këto mund të bëhen”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>