Basha premton se do tё heq imunitetin e kryeministrit dhe ministrave

Nga Exit News
Basha premton se do tё heq imunitetin e kryeministrit dhe ministrave

Kreu i Partisё Demokratike Lulzim Basha premtoi tё martёn se nёse PD do tё vijё nё qeveri do tё heq imunitetin e kryeministrit dhe ministrave.

Basha sqaroi se kryeministri dhe kabineti qeveritar nuk do tё kenё asnjë imuniteti nga gjyqësori.

“Gjëja e parë që do të ndodhë, është që ne do të heqim, çfarëdo imuniteti të mbetur kryeministrit, ministrave dhe deputetëve. Pra, unë, nesër si kryeministër, nuk do të kem asnjë imunitet nga gjyqësori dhe ky është standardi britanik apo jo”, u shpreh Basha nё njё intervsitё pёr Adi Krastёn nё Syri Tv.

Ai tha se SPAK do tё bёjё detyrёn e vet nёse nuk do jetё i kёrcёnuar nga pushteti.

“E gjithё drejtësia ёshtё nën presionin politik dhe ёshtё rënia e drejtësisë nën presionin politik tё kryeministrit, shkaku pse qytetarët nuk kanё njё derё ku tё zgjidhin problemet e tyre”, u shpreh kreu i PD.

Basha u shpreh se gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë janë nën presion dhe pushtetarët dhe krimi i organizuar, “ndërsa tё pafajshmit kurrë nuk e gjejnë tё drejtën”.

“Ёshtё e gjitha prodhim i Edi Ramёs dhe kapjes politike tё drejtësisë. Nё kёtё kuptim, mё 25 prill shqiptarët votojnë pёr ta çliruar drejtësinë”, tha Basha.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>