Basha premton se qeveria e tij nuk do jetë papërgatitur para fatkeqësive

Basha premton se qeveria e tij nuk do jetë papërgatitur para fatkeqësive

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha premtoi se “qeveria e ardhshme nuk do të gjendet e papërgatitur para fatkeqësive natyrore.”

Duke vizituar Qendrën Operacionale të Emergjencave Civile në Itali, Zoti Basha u zotua se do të sjellë ekpertizë italiane për trajnimin e emergjencave civile shqiptare në qeverinë e tij:

“Me autoritetet e rajonit Friuli-Venezia-Giulia dhe me drejtuesit e kësaj Qendre Operative të Mbrojtjes Civile, kemi rënë dakord që kjo përvojë e jashtëzakonshme, në nivel botëror do të thoja, jo vetëm në nivel europian, do të shërbejë për t’u transferuar dhe për të trajnuar emergjencat civile shqiptare.

Është zotimi im që qeveria e ardhshme që të mos gjendet e papërgatitur para fatkeqësive natyrore qofshin këto tërmete apo tragjedi të tjera apo përmbytje.

Fatkeqësitë natyrore nuk i kontrollon dot askush por një qeveri e aftë e përgjegjshme ka në dorë që të përgjigjet menjëherë dhe të kufizojë dëmet njerëzore.”

Më herët sot, Partia Demokratike publikoi një video ku tregon se Rama ka dështuar, pasi pretendoi se ka ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti 26 nëntorit, por ndërkohë  shumë familje janë ende të strehuara në çadra, pa asnjë ndihmë dhe vëmendje nga shteti.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>