Basha premton stazhe pune për 10 mijë studentë

Nga Exit News
Basha premton stazhe pune për 10 mijë studentë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se është e papranueshme mungesa e punësimit për të rinjtë.

Gjatë një takimi me një studente, ai premtoi stazhe pune tê paguar për 10 mijë studentë që mbarojnë shkollën.

Basha shtoi se PD më qeverisje kjo situatë do të ndryshojë.

“Është e papranueshme që të rinjtë nuk kanë mundësi punësimi.
Ne do ta ndryshojmë këtë situatë. Ky vend i mrekullueshëm e ka potencialin të ofrojë gjithçka. Të rinjtë duhet të kenë shpresë dhe besim për të ardhmen. Na duhet vetëm të punojmë së bashku për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë me mundësi për çdo shqiptar.”

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>