Basha premton votën e emigrantëve pasi të vijë në pushtet

Nga Exit News
Basha premton votën e emigrantëve pasi të vijë në pushtet

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka premtuar mundësimin e votës së emigrantëve në zgjedhjet e para që do të  organizojë ai pas ardhjes në pushtet.

Në një bisedë online me përfaqësues të diasporës, të zhvilluar të mërkurën, Basha shprehu “brengën për sabotimin e qëllimshëm të votës së diasporës nga qeveria në ikje”.

Ai tregoi se do të bëjë “realitet votën e diasporës që në zgjedhjet e para të përgjithshme pas ardhjes tonë në pushtet”.

“Shqipëria ka nevojë për ta rifituar trurin e emigruar gjatë këtyre 30 viteve dhe koha më e volitshme për këtë është sot”, përfundoi Basha.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>