Basha premton zgjidhjen e problemeve të grevistëve të Poçemit

Nga Exit News
Basha premton zgjidhjen e problemeve të grevistëve të Poçemit

Kryedemokrati Lulzim Basha vizitoi sot punonjësit e nënstacionit të Poçemit, Fier, të cilët ndodhen prej një jave në grevë urie. Ata kanë 27 muaj pa marrë rrogat.

Basha postoi në facebook një mesazh në mbështetje të grevës së urisë. Ai shkroi se ai dhe Partia Demokratike do të mbështesin grevën deri në plotësimin e kërkesave. Ai i premtoi punëtorëve se kur të vijë në pushtet “do ti zhbëj të gjitha padrejtësitë” ndaj tyre.

Punonjësit e nënstacionit të Poçemit, nën varësi të uzinës së naftës në Ballsh, kanë nisur grevën më 13 shkurt pasi prej 27 muajsh nuk marrin rrogat.

Grevës së tyre i janë bashkuar dhe naftëtarët e uzinës së Ballshit, pasi dhe ata nuk paguhen prej muajsh. Naftëtarët janë takuar me përfaqësues të kompanisë që e menaxhon uzinën, por kompania nuk i njeh pagat e papaguara ndaj punëtorëve dhe nuk pranon t’ia paguajë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>