Kryetari i PD Lulzim Basha deklaroi se do të zhbëjë 2,2 miliardë euro të aferave korruptive duke theksuar se moskthimi i këtyre parave në buxhetin e shtetit do të pamundësonte politikat e tij.
Në një komunikim për gazetarët, ai u garantoi se pjesëmarrësit në këto afera do të përgjigjen një më një.
“Gjithë politikat tona do të pamundësohen, nëse nuk arrijmë dot që 2.2 miliardë eurot e korrupsionit të zhbëhen dhe përgjegjësitë të vihen para ligjit.Do të ndjekim paranë e çuar në banka ofshore, kudo që të jetë paraja do të ndiqet dhe ata që i kanë shkaktuar shqiptarëve kaq shumë dhimbje, do të japin llogari një më një.”
Më herët Basha garantoi se kryeministri Rama do të përballet me përgjegjësi penale për keqmenaxhimin e krizës së pandemisë.