Basha prezanton planin e PD-së për bujqësinë e biznesin e vogël

Nga Exit News
Basha prezanton planin e PD-së për bujqësinë e biznesin e vogël

Kryetari i PD-së Lulzim Basha prezantoi sot (9 tetor) planin për bujqësinë, gjatë takimeve të tij me biznese të grumbullimit të produkteve bujqësore në Lushnje.

Basha u shpreh për gazetarët se shpreson se “me këtë plan do të shërojë dhe një plagë që është largimi i të rinjve nga Shqipëria”.

Ai premtoi se kur ët vijë në pushtet “vit për vit do të kemi 100 milion euro për bujqësinë, apo dhe 50 mln euro për infrastrukturën bujqësore”. Basha tha se objektivi i PD-së është kthimi i fermerit në klasë të mesme, duke krijuar të ardhura prej 100 mijë lekësh.

Basha tha se me 24 milionë euro të “vjedhura nga Arben Ahmetaj, Klodian Mërtiri, Edi Rama” tek inceneratori i pandërtuar i Fierit, mund të ndihmoheshin 160 mijë biznese, për 6 muajt e ardhshëm.

Ai u zotuan nga Lushnja se do të fusë në burg përgjesit të kësaj grabitje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>