Kryetari i PD-së Lulzim Basha i propozoi shumicës socialiste një plan me 7 pika për të përmirësuar ekonominë dhe mirëqënien e qytetarëve. Në seancën plenare, të enjten, Basha propozoi:
Heqjen e taksës Rama për karburantin.
Ulja e TVSH nga 20% në 6% për ushqimet.
Respektimi i ligjit për çmimin real të energjisë.
Subvencionimi i çmimit të energjisë për qytetarët.
Ndalimi i shpenzimeve luksoze të OSSHE-së dhe KESH-it, duke e rritur cmimit e energjisë.
Ristrukturimi i buxhetit për ta vendosur në shërbim të qytetarëve.
Më shumë para për shtresat në nevojë.
Subvencionimi i çmimit të energjisë pritet të jetë një nga masat e paketës së propozuar nga qeveria për familjarët dhe bizneset e vogla. Kjo paketë do të prezantohet në ditët në vijim nga kryeministri Rama.