Basha propozon testimin e mësuesve para fillimit të vitit shkollor

Nga Exit News
Basha propozon testimin e mësuesve para fillimit të vitit shkollor

Kryetari i PD-së Lulzim Basha propozoi, të premten, që qeveria të testojë të gjithë mësuesit për koronavirus, para fillimit të shkollës.

një postim në Facebook, Basha shkruan se ‘me testime të shpeshta të stafit mësimor në vazhdim, do të mund të shmanget dhe një zinxhir i mundshëm infeksioni që do ta rëndonte edhe më tej situatën.’

Kreu i opozitës akuzoi qeverinë se nuk ka marrë masat e nevojshme për të siguruar një ambient të sigurtë për zhvillimin e mësimit, ndërkohë që shtetet fqinjë si Kosova kanë plane dhe skenarë të detajuar për shkollën në kushtet e pandemisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>