Basha pyet të rinjtë për arsimin në Instagram

Basha pyet të rinjtë për arsimin në Instagram

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka pyetur sot qytetarët në Instagram:

Nëse do të drejtonit Ministrinë e Arsimit për një ditë, cili do të ishte vendimi i parë që do të merrnit për të përmirësuar jetën e të rinjve në Shqipëri?

Disa nga komentet më të shpeshta në lidhje me këtë pyetje ishin anullimi i ligjit për arsimin e lartë; kushte më të mira në konvikte; kampus i ri universitar; ulja e tarifës së shkollimit, në veçanti e tarifës së masterit; më shumë fonde për punën shkencore në Universitete si dhe mbështetje e arsimit profesional.

Angazhimi i sotëm në Instagram, i Zotit Basha është pjesë e fushatës “Po të dëgjoj”, e nisur prej një muaji. Pjesë e kësaj fushate, janë edhe bashkëbisedimi me qytetarët dhe videot e publikuara në profilin e Zotit Basha në Facebook.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>