Basha: Qeveria bën ligje që favorizojnë oligarkët

Nga Exit News
Basha: Qeveria bën ligje që favorizojnë oligarkët

Kreu i PD akuzoi qeverinë të enjten se hartojnë dhe votojnë ligje që favorizojnë oligarkët.

Ai tha se ideja e programit të tyre  është të kthejnë konkurrencën, ku çdo kush të sillet si biznesmen dhe jo si oligarkë.

Basha renditi disa pika që sipas tij ndikojnë në rritjen e pabarazisë dhe grumbullimin e pasurisë tek një grusht i vogël oligarkësh. Sipas Bashës këto pika janë, kur një kompani merr një tender pa konkurs, kur një kompani është pa përvojë dhe fiton tenderin apo kur është një kompani ofshore. Ai premtoi se PD do të hetojë çdo rast të ngjashëm si këto dhe do të përgjigjen para drejtësisë.

Ai deklaroi se prokurori Ardian Çela do të përballet me drejtësinë dhe shtoi:

“Ardian Çelën e pret një fat më i zi se Vangjush Dako. Kupa është mbushur. Prokurori më i dobët në botë të jetë, ka lënë aq gjurmë sa do të ballafaqohet me drejtësinë. As Ard Çela, as Tom Doshi dhe as Vangjush Dako dhe askush tjetër që mendon se do të vallëzojë me shqiptarët në 24 prill nuk do t’i shpëtojë drejtësinë. Unë drejtësisë duart nuk do t’ia lidhë. Mjerë ata që kanë hyrë në hak me shqiptarët”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>