Basha, qeveria gënjen, epidemia dhjetëra herë më e rëndë

Nga Exit News
Basha, qeveria gënjen, epidemia dhjetëra herë më e rëndë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi të enjten qeverinë se nuk u përgatit për epideminë e koronavirusit pasi nuk siguroi mjaftueshëm kite testesh dhe nuk vuri në dispozicion fonde për ekonominë.

Në një intervistë për News 24, Basha theksoi se situata e infeksionit me Covid-19 është shumë më e rëndë se sa tregohet nga qeveria.

Ai këmbënguli se Shqipëria po kryen 5 herë më pak teste se Maqedonia e Veriut dhe e argumentoi këtë me faktin se autoritetet shëndetësore nuk kanë mjaftueshëm kite testimi.

“[…] kjo është arsyeja, përse prej 2-3 javësh i kam kërkuar partnerëve ndërkombëtare dhe në veçanti SHBA, BE por edhe OBSH-së të na ndihmojnë […] akoma nuk ka mjaftueshëm kite testime. Shpresoj se me ndihmën e partnereve […] por këta s’kanë bere asgjë në këtë drejtim. Kjo qeveri nuk ka ndërmarrë asnjë masë dhe ka gënjyer kur tha se i ka ndërmarrë masat.”

Kryetari i Partisë Demokratike rikujtoi se nëse do të kryheshin mjaftueshëm teste, të diagnostikuarit do të ishin më shumë.

“[…] situata nuk është siç do ta paraqesë qeveria, por është shumë më e rëndë, është më e rëndë në përmasat e përhapjes së infeksioni dhe është dhjetëra herë më e rëndë në katastrofën ekonomike dhe sociale me të cilën përballet shumica e familjeve shqiptare sot sepse nuk kanë marrë mbështetje.”

Basha u shpreh se fondet për ekonominë dhe qytetarët kanë mbetur në llogaritë bankare të oligarkëve me aferat korruptive të koncesioneve.

“Shqipëria është vendi ku qeveria nuk ka ngritur as gishti me të vogël për të ndihmuar familjet, per te ndihmuar bizneset por i ushqen me luge bosh dhe i ushqen me të dhëna të rreme. Pse?! Pikërisht per te fshehur dështimin e saj total ne përballimin e kësaj krize.”

Shqipëria raportoi të enjten 29 të infektuar të tjerë me Covid-19 duke e çuar totalin në 663 persona të prekur, prej të cilëve 385 janë shëruar dhe 27 kanë vdekur.

Që prej nisjes së epidemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer rreth 6 500 teste. Maqedonia e Veriut, ka kryer mbi 13 600 teste, me të cilat ka diagnostikuar 1 300 të infektuar me koronavirus, nga këta 300 janë riaftësuar dhe 56 kanë vdekur.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>