Basha: Qeveria ka keqmenaxhuar krizën ekonomike gjatë COVID-19

Nga Exit News
Basha: Qeveria ka keqmenaxhuar krizën ekonomike gjatë COVID-19

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se qeveria e ka keqmenaxhuar situatën e COVID-19. Ai pohoi se shumë njerëz dhe biznese nuk kanë marrë asnjë lekë nga qeveria.

Kam parë dhe takuar vetë njerëz që nuk kanë marrë asnjë lek nga qeveria, biznese që nuk kanë përfituar asnjë ndihmë dhe po mbyllen dita-ditës. Qeveria e keqmenaxhoi krizën e shkaktuar nga pandemia në dëm të shqiptarëve dhe në favor të miqve të saj. “

Në një takim me Shoqatën e Prodhuesve, Basha theksoi se Rama ka paguar konçesionarët për 2 kilometër rrugë tek Unaza e Re, të njëjtën shumë sa për 3 milionë shqiptarë, gjatë pandemisë.

“41.5 milionë euro ka dhënë Edi Rama për 3 milionë shqiptarë, ku janë qindra e mijëra të papunë dhe biznese gati për t’u mbyllur, ndërkohë që, po kaq, i ka dhënë qeveria klienteve të saj për 2 km rrugë tek Unaza e Re”.

Shoqata e Prodhuesve e konsideroi paketën ekonomike të qeverisë të pamjaftueshme, duke theksuar se shumë prej punonjëse të tyre po humbin punën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>