Basha akuzon qeverinë se nuk ka asnjë plan për daljen nga kriza

Nga Exit News
Basha akuzon qeverinë se nuk ka asnjë plan për daljen nga kriza

Kryetari i PD-së Lulzim Basha akuzoi qeverinë se nuk “ka as plan, as strategji dhe se ajo ka dështuar në përballimin e situatës”. Në një dalje për mediat nga selia e PD-së tha se:

“Ekonomia po shkatërrohet, fasoneritë kanë nisur të preken masivisht nga Covid-19, mijëra qytetarë kanë humbur vendet e punës dhe bukën e tyre të përditshme. Dhjetëra mijëra biznese rrezikojnë falimentimin. Sot duhej të shpërndahej paketa e dytë e ndihmës, por edhe ky ishte vetëm një premtim tjetër bosh”.

Por, sipas Bashës, këto para “Rama ka zgjedhur që ato të shkojne për tendera korruptivë dhe koncesione, dhe jo për qytetarët”. Ai tha se “Kryeministri ka marrë përsipër të gjitha funksionet në shtet, nga polici tek doktori”.

Zoti Basha kërkoi sërish rritjen e numrit të testimeve “si garancia e vetme për të ecur përpara të sigurtë!”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>