Basha: Qeveria nuk ka asnjë plan për të dalë nga kriza e koronavirusit

Nga Exit News
Basha: Qeveria nuk ka asnjë plan për të dalë nga kriza e koronavirusit

Kryetari i PD-së Lulzim Basha akuzoi qeverinë se nuk ka asnjë plan për daljen nga kriza. Në një intervistë në Syri.net, ai tha se qeveria i ka mbyllur shqiptarët në shtëpi, por nuk i tregon atyre një plan se si do të dalin.

Zoti Basha tha se qeveria nuk i mbyll fasoneritë sepse “15 milionë euro që do të paguaj për punonjësit e fasonerisë, do t’i ndajë me oligarkët”.

Kryetari i PD-së tha se “lekët e shqiptarëve shkojnë tek tenderat e fshehtë. Qeveria nuk ka asnjë plan për të dalë nga kriza. E vërteta e vetme sot është që ekonomia po fundoset dhe bizneset po heqin njerëzit nga puna. Asnjë nuk ka marrë para nga qeveria”.

Zoti Basha tha se vendimi i sotëm për shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore është tregues se si qeveria ka dështuar:

“Gjendja e emergjencës shërben për të trajtuar krizën. Nuk ka asnjë permirësim të financimit të shëndetësisë dhe rritjes së numrit të testimeve.

Kryeministri nuk tregoi se pse e shtyu gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

Në masa shtrënguese dhe ne komunikim në facebook kemi qënë të bollshëm. Por qeveria ka dhënë me pikatore ndihmën.

Shtyrja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore është dështim i qeverisë per të përballuar krizën”.

Ai kërkoi sërisht rritje të testimeve, si e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza:

LEXO  50 për qind e mjekëve në Shqipëri pre e dhunës fizike ose verbale gjatë punës

“Rritja e testimeve dhe kombinimi i tyre është e rëndësishme. Ne nuk i kemi kapacitete për ti bere, kanë kaluar 5 javë. E vërteta është që qeveria është e papergatitur”.

Zoti Basha përshëndeti dërgimin e mjekëve shqiptarë në Itali, por tha që kjo po përdoret për propagandë, sepse “bashkëatdhetarët tanë i lamë në Kapshticë, tjetër që thuhet dhe tjetër që bëhet, perpara botës trumbetohet dhe nga ana tjetër ka arrogancë me një sërë kategorisë shqiptarëve”.

“Qeverisje improvisuese, që ndryshon çdo moment, që përdor facebook për të vjedhur orë të tëra për propagandë. Po ku jemi në izolim”, tha në fund të intervistës Kryetari i PD-së.

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>