Basha: Qeveria paguan €3 milionë për ‘Rrugën e Kombit’

Nga Exit News
Basha: Qeveria paguan €3 milionë për ‘Rrugën e Kombit’

Qeveria ka paguar sot (27 tetor), 3 milionë euro për rrugën e ‘Arbërit’.

“Sot një pagesë 3 milion euro nga thesari për një kontratë me kosto dyfishe për PPP-në në rrugën e Arbri”, u shpreh kryetari i PD-së Lulzim Basha, në konferencën e përditshme për shtyp.

Kontrata mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës dhe kompanisë Gjoka Konstruksion sha u nënshkrua në mars 2018 dhe punimet filluan në gusht 2018.

Kontrata 13 vjecare për “përmirësimin, ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës së Arbrit” është e tipit Partneritet Publik Privat me kosto totale ndërtimi prej 33 miliardë lekësh (rreth 260 milionë euro) dhe rreth 7 miliardë të tjera koso mirëmbajtje.

Projekti përfshin përfundimin e rreth 15 kilometra rrugë të ndërtuara pjesërisht nga qeveria e mëparshme, projektimin dhe ndërtimin e rreth 26 kilometra rrugë të reja—përfshi tunelin 3,2 kilometra të Qafës së Murrizit, dhe të 6 urave me gjatësi nën 400 metra secila—si dhe mirëmbajtjen e rrugës.

Ndërtimet duhet të kryehen brenda 44 muajsh, ndërsa mirëmbajtja do të bëhet për 111 muaj të tjerë. Sipas planifikimit fillestar, rruga do të hapet për trafikun në pranverën e vitit 2022.

Pagesa e qeverisë fillon, pas kryerjes së 25 për qind të punimeve të parashikuara, ose pas vitit të parë nëse janë realizuar të paktën 20 për qind e volumit të punimeve të parashikuara dhe pastaj do të bëhen pagesa të rregullta çdo tre muaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>