Kryetari i PD-së Lulzim Basha i ka kërkuar qeverisë të rimbursojë TVSH-në për bizneset. Kjo është një nga masat e kërkuara nga PD drejt qeverisë për rimëkëmbjen e ekonomisë. Kërkesat e tjera të opozitës drejtuar qeverisë, sipas Bashës janë:
“Kemi kërkuar që qeveria të përgatisë planin për mbështetjen e ekonomisë. Kemi kërkuar rishikimin e buxhetit. Kemi kërkuar zbatimin dhe përfundimin e paketës së parë ekonomike.
Qeveria do të heqë proceduat administrative për ndihmë sociale. Kemi kërkuar shlyrjen e pagesave për rimbursimin e TVSH-së.
Të orientohet çdo gjë rreth produktit vendas. Përveç rimbursimeve edhe mbështetjes së biznesit, fermeri të mos diskriminohet”.