Basha: Qytetarët të bashkohen t’i japin fund kësaj “emergjence kombëtare”

Nga Exit News
Basha: Qytetarët të bashkohen t’i japin fund kësaj “emergjence kombëtare”

Kryetari PD-së Lulzim Basha i bëri thirrje qytetarëve të bashkohet dhe t’i japin fund kësaj “emergjence kombëtare”.

“Ka vetëm një faktor që mund t’i zgjasë jetën një qeverie në ikje dhe një kryeministri në ikje siç është Edi Rama dhe kjo është përçarja e opozitës. Këtë e di fare mirë çdokush. E di Edi Rama, duhet ta dijë edhe çdokush tjetër”, tha Lulzim Basha në një intervistë për Fax News.

Zoti Basha konfirmoi opozitën e bashkuar “sepse ne na bashkon diçka shumë më e madhe sesa interesat momentale të koalicionit, i cili padiskutim është dhe do të jetë një koalicion fitues. Ne na bashkon interesi i shqiptarëve”.

Ai tha se plani i opozitës “do të jetë Shqipëria e gjithë shqiptarëve. Ky është vizioni ynë. Ky është plani ynë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>