Basha iu garanton elbasanasve se nuk do t’i vidhet vota

Basha iu garanton elbasanasve se nuk do t’i vidhet vota

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte të premten në Elbasan ku u zotua para qytetarëve të Elbasanit se nuk do të lejojë që të vidhen votat. Ai u bëri thirrje qyttarëve që të votojnë PD.

“Më 25 Prill le të fillojmë punën me votën tuaj për t’i bërë realitet këto ëndrra, për të vazhduar projektet, për të çliruar familjet, sipërmarrjet, fermerët, mjekët, mësuesit dhe rininë dhe për ti dhënë mundësinë për zhvillim, për punësim, për pensione dinjitoze  për të rikthyer modelin e vyer dhe të çmuar që unë vëllai juaj jabanxhi e di që ju bën krenar e na bën krenar të gjithë si shqiptarë, qytetarinë e elbasanllinjve”, tha Basha.

Kreu i PD u shpreh se shqiptarët kanë kaluar 8 vite padrejtësi dhe dhunë.

Sipas tij Shqipërisë nga këto 8 vite mësoi që “8 vite e mbajti vendin peng, se të dielën Elbasani i prin fitores. I prin fitores më të thellë, më të madhe dhe më të bukur”.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme