Kryetari i PD-së Lulzim Basha tregoi përmes një video se mbetjet e rrënojave të pallateve të shembura në Thumanë nuk janë pastruar ende.
Ai akuzoi Kryeministrin Rama se bënë vetëm propagandë dhe paratë i shpenzon për oligarkët.
Kryeministri Rama premtoi më 8 prill 2020 se mëgjithë ngadalësimet e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit, se të gjithë ato familje që banonin në shtëpi individuale në Thumanë, do të futën në shtëpitë e reja brenda vitit 2020.
Ai tha se ‘duhet bërë çmosm të punohet me 3 turne’ që këto shtëpi të mbyllen brenda vitit.
Por, sipas Zotit Basha edne sot rrenojat janë të papastruara.
Rindërtimi në Thumanë është sponsorizuar nga Turqia e cila do të ndërtojë 500 shtëpi, qendër biznesi, shkollën publike dhe godinën e Bashkisë së Thumanës, në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.