Basha: Rama duhet të ndëshkohet, jo vetëm të largohet

Nga Exit News
Basha: Rama duhet të ndëshkohet, jo vetëm të largohet Lulzim Basha

Kryetari i PD-së Lulzim Basha akuzoi Kryeministrin Rama dhe Kryebashkiaku Veliaj janë të kapur nga krimi.

“Është një qeveri, një kryeministër dhe një kryetar bashkie në duart e krimit dhe të mafies”, tha Zoti Basha në një inetrvistë me gazetaren Sonila Meco.

Basha tha se nuk mjafton vetëm të largohet Rama nga pushteti por ai duhet ët ndëshkohet:

“Tani është koha që të kthejmë faqen dhe të kthejmë faqen do të thotë jo thjesht ta largojmë Ramën, por ta ndëshkojmë Ramën. Jo thjesht të largojmë shërbëtorët e tij, por t’I ndëshkojmë shërbëtorët e tij. Jo thjesht të largojmë të korruptuarit jo, por t’I ndëshkojmë të korruptuarit. Ky është parakusht që vendi të ecë përpara. Fund kulturës së pandëshkueshmërisë dhe kjo është një nga produktet më tejet konsensuale me mbështetjen më të madhe popullore që ka gjeneruar akti barbar me Teatrin Kombëtar”.

Zoti Basha tha se tryeza e reformës zgjedhore u prish nga Kryeministri Rama. Kryetari i PD-së i bëri thirrje popullit të mos merret “me këtë kufomë politike, por bashkë me shqiptarët te realizojmë rrugën përpara”.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme