Kryetari i PD-së Basha komentoi deklaratat e Kryeministrit Rama për rritje të ekonomisë duke theksuar se rritje ka perfituar vetëm biznesi kriminal dhe oligarkët.
Përmes një postimi në Twitter, Basha u shpreh:
“Edi Rama ka fuqizuar vetëm një biznes në Shqipëri. Biznesin e tij personal me të inkriminuar dhe oligarkë. Çdo biznes tjetër në Shqipëri është nëpërkëmbur dhe goditur nga qeverisja e Edi Ramës në shërbim ndaj oligarkëve të tij.”
Komentin Kryetari i PD-së e shoqëroi me një raportim të Revistës Monitor e cila citonte renditjen e “Doing Business” për vendet e rajonit ku Shqipëria thuhet se humbi 85 vende në renditje për mbrojtjen e investimeve.
Kryeministri Rama u shpreh sot në forumin e dytë ekonomik të Tiranës se ekonomia e vendit ka pasur rritje.