Basha: Rama gjobvënës, asnjë masë e tij nuk do të njihet

Nga Exit News
Basha: Rama gjobvënës, asnjë masë e tij nuk do të njihet

Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi se asnjë masë e vendosur nga qeveria nuk do të njihet nga PD në pushtet.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, ai pohoi se Rama nuk ka asnjë plan për të dalë nga kriza shëndetësore e ekonomike.

“Rama s’ka asnjë plan as për pandeminë, as për ekonominë. Ai është vetëm një gjobvënës. Është e qartë se përpara kemi një grup të strukturuar kriminal i cili po e lë me qëllim pandeminë të përparojë, po e lë me qëllim krizën të përparojë në mënyrë që këto para që sot mund të shërbenin për të forcuar shëndetësinë, për të forcuar kujdesin ndaj njerëzve në nevojë dhe për të ndihmuar njerëzit në nevojë, t’i vjedhë dhe t’i gllabërojë. Dhe këto janë llogaritë e grupit të strukturuar kriminal të Edi Ramës. Asnjë masë e paligjshme e vënë nga Rama nuk do njihet”

Në lidhje me akuzat e Veliajt, Basha tha se ndaj tij ka nisur një proces gjyqësor ndaj tij për shpifje duke njoftuar se do të padisë të hënën sërish Veliajn.

Ai tha se të gjithë personat e përfshirë në aferat korruptive të kësaj qeverie do të ndiqen penalisht.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme