Basha: Rama humbë zgjedhjet në 25 prill

Nga Exit News
Basha: Rama humbë zgjedhjet në 25 prill

Kryetari i PD-së Lulzim Basha u shpreh se Kryeminsitri Rama kërkon të bëhet pjesë e qeverisë së tij, sepse e ka kuptuar që do të humbi. Basha vizitës në Sarandë, të shtunën u shpreh se Rama do të humbë zgjedhjet e 25 prillit:

“Edi Rama e ndjen etjen e shqiptarëve për ndryshim. Edhe ai e ka mësuar se me 25 prill ai do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë. Ndaj tani kërkon të bëhet pjesë e qeverisë tonë. Përgjigja jonë është jo”.

Ai premtoi se brenda 100 ditëve të para do të anëtarësojë Shqipërinë në BE:

“Qeveria që do të vijë pas zgjedhjeve të 25 prillit, do të jetë qeveria që brenda 100 ditëve të para do të hapë negociatat dhe do të rihapë rrugën drejtë Europës”.

Ai u shpreh se Rama ka dështuar 8 vjet, ka “grabitur me ortakët e tij taksat, rriti çmimet, grabiti pasuritë e sarandiotëve dhe të gjithë shqiptarëve”. Basha i bëri thirrje sarandiotëve të votojnë PD-në më 25 prill.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>