Basha: Rama i panikosur, është drejt fundit

Nga Exit News
Basha: Rama i panikosur, është drejt fundit

Kreu i PD-së Lulzim Basha i ka quajtur ‘deklarata nga paniku’, deklaratat e kryeministrit Rama se nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë javë, PS do të fitonte mandatin e tretë.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, të mërkurën, Basha tha se nëse Rama do të ishte kaq i sigurtë për fitoren do të kishte pranuar kërkesat e opozitës për zgjedhje të parakohshme:

“Ne kemi 2 vjet që kërkojmë zgjedhje të parakohshme, dogjëm mandatet për to, pse nuk i bëri ai? Pse ky njeri që kontrollon buxhetin, paratë e pista donte të merrte edhe komisionerët e opoziës?

Këto janë deklaratat e një njeriu në panik dhe të kapur në flagrancë. Edi Rama ka mbaruar, sa më shpejt që më mirë!”

Basha u shpreh i sigurtë se në zgjedhjet e ardhshme opozita do të fitojë dhe shqiptarëve do ju kthejë shpresën për të nesërmen.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>