PD

Basha: Rama justifikim për ndërtimin e Teatrit të ri, për të fshehur vjedhjen dhe paligjshmërinë

Nga Exit News
Basha: Rama justifikim për ndërtimin e Teatrit të ri, për të fshehur vjedhjen dhe paligjshmërinë

Kryetari i PD Lulzim Basha deklaroi se shembja e Teatrit u bë në kundërshtim me ligjin, me qëllimin e vetëm për të ndërtuar kullat duke pastruar lekët e pista në mes të Tiranës.

Në një postim në Twitter, ai akuzoi kryeministrin Rama se po përpiqet të fshehë vjedhjen, me justifikimin se do të ndërtojë një Teatër të ri.

“Rama e shembi Teatrin Kombëtar me dhunë, kundër ligjit dhe me qëllimin e vetëm që në truallin e tij të ndërtojë kullat duke pastruar lekët e pista në mes të Tiranës.

Si hajdut ordiner ai tani përpiqet të fshehë vjedhjen e tij pas ëndrrës së shumë artistëve për një Teatër të ri. “

Basha tha se prishja e Teatrit Kombëtar është provokim ndaj çdo qytetari shqiptar, i cili “nuk e ka marrë akoma pagën e luftës, për çdo biznes që po falimenton prej dështimeve të Ramës, për çdo të papunë sot në Shqipëri dhe për çdo shqiptar të ndershëm.”

Ai përfundoi duke e akuzuar Ramën se po përpiqet të gjejë gjetkë fajtorin.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme