Basha: Rama ka frikë nga debati me kundërshtarin

Nga Exit News
Basha: Rama ka frikë nga debati me kundërshtarin

Kreu i PD, Lulzim Basha, në një takim elektoral në Paskuqan, u shpreh se kryeministri Rama ka frikë të përballet me kundërshtarin në debat, pasi nuk ka mbajtur premtimet.

Sepse sado që trash zërin para kamerave, ai është një burracak që nuk e ka mbajtur premtimin e tij dhe ka frikë të përballet me qytetarët,” tha Basha.

Ai pyeti më herët se ku janë 300  mijë vendet e punës, shëndetësia falas apo legalizimet falas që Rama premtoi.

Basha theksoi se ka takuar mijra socialist të zhgënjyer së fundmi dhe se, si socialist, si demokrat kanë vuajtur njësoj.

Një popull i bashkuar nga vuajtja e dhimbja e 8 viteve dhe tani një popull i bashkuar nga nevoja për ndryshim,” përfundoi ai.

Ai u bëri thirrje të gjithëve të votojnë për ndryshimin.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>