Basha: Rama ka frikë nga koalicioni opozitar, prishi marrëveshjen e 5 qershorit

Nga Exit News
Basha: Rama ka frikë nga koalicioni opozitar, prishi marrëveshjen e 5 qershorit

Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi të premten se kryeministri Rama po rrëzon marrëveshjen e 5 qershorit me deklaratat e tij për hapjen e listave të deputetëve dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Shkak për këto ndryshime, sipas Bashës është frika që Rama ka nga zgjedhjet e ardhshme me koalicionin opozitar përballë.
Në një deklaratë për shtyp, Basha tha:

´Tmerri dhe ankthi i Ramës për humbjen e pushtetit ka kohë që manifestohet me gjuhën dhe veprimet e tij, por sot ka arritur një majë papërgjegjshmërie.

Sot Edi Rama në esencë ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit, që u investuan forcat politike me dakordësinë e 14 janarit dhe ndërmjetësimin e SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe.

Në këtë marrëveshje ishte miratimi me konsensus i reformës zgjedhore.

Diskutimi i sotëm nuk është për listat e hapura është për koalicionet parazgjedhore që prej fillimit të demokracisë kanë qenë një realitet politik e sanksionuar në Kushtetutë.

Ky është halli i vërtetë i Edi Ramës. Rama ka vetëm një tmerr dhe frikë, zgjedhjet me koalicionin opozitar përballë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>