Basha: Rama mund të përdorë 3% të buxhetit për të shpëtuar ekonominë

Nga Exit News
Basha: Rama mund të përdorë 3% të buxhetit për të shpëtuar ekonominë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha kërkoi nga qeveria Rama që të rialokojë 3 për qind të buxhetit të shtetit për t’i ardhur në ndihmë shqiptarëve të prekur nga kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia.

Në një intervistë për Syri Tv, Basha shpjegoi, të enjten, përdorimin e këtij fondi përmes planit të tij ekonomik për rimëkëmbjen e vendit.

Ai theksoi se ky plan është bërë sikur të ishte i zbatueshëm nëse PD do të ishte në qeveri dhe jo një plan për qeverinë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Basha ftoi kryeministrin Rama që ta vërë në zbatim këtë plan për të rimëkëmbur ekonominë e vendit dhe për të përballuar pandeminë.

Disa nga propozimet konkrete të Bashës janë:

  • Krijimi i Fondit te Punësimit dhe dyfishimi i ndihmës ekonomike;
  • Çek mujor prej 2 mijë lekë në muaj për pensionistët për shpenzimet e pandemisë si maska e dezinfektantë;
  • Çdokush që ka humbur vendin e punës nga pandemia të rrimeret në punë, biznesi që e rimerr në punë të marrë drejtpërdrejt nga qeveria 200.000 lek të vjetra për çdo person që ripunëson;
  • Një mijë euro bonus për biznesin e vogël, subvencionim për qiranë dhe kostot gjatë kësaj krize;
  • Bonus një mijë Euro për çdo mjek dhe 500 euro për çdo infermier për 6 muajt e ardhshëm;
  • Rritje e testimeve në 2500 në ditë, rimbursim i mjekimit ambulator kundër COVID.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>