Basha: Rama përgjegjës për situatën në aeroportin ‘Nënë Tereza’

Nga Exit News
Basha: Rama përgjegjës për situatën në aeroportin ‘Nënë Tereza’

Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se Kryeministri Edi Raam është përgjegjës për grevën e punonjësve të Albcontrol-it.

Përmes një postimi në Tëitter, Basha i bëri thirrje Ramës të ndërpresë grevën në aeroportin ‘Nënë Tereza’.

 “I bëj thirrje Ramës ta ndërpresë menjëherë grevën dhe të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve që sot duan ndryshim dhe shpresë pas 8 viteve të dështimeve të tij.

Rama e di tashmë fare mirë se do të humbasë, prandaj po përdor çdo marifet të pisët. Pas grevës në aeroport që dëmton qytetarët shqiptarë qëndron vetë Rama. Ai është i vetmi përgjegjës për këtë.”, shkruan Basha.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme