Basha-Rama përplasen për numrat e viktimave me Covid-19

Nga Exit News
Basha-Rama përplasen për numrat e viktimave me Covid-19

Kreu i PD-së Basha dhe kryeministri Rama u përplasën, të enjten, nga studio televizive për numrin e viktimave me Covid-19 në vend.

I ftuar në emisionin Opinion, Basha akuzoi qeverinë se po fsheh numrat e vërtetë të viktimave, të cilat janë më të larta se ato të raportuara zyrtarisht:

“Autoritet shtetërore kanë fshehur nurmin real të viktimave nga COVID-19.

Në 17 ditët e para të muajit janë raportuar 128 viktima, ndërsa shifrat reale tregojnë se numri i vdekjeve gjatë këtyre ditëve është më shumë se dyfish, plot 315 vdekje.

Data 9 nëntor rezulton si më tragjike sa i përket fataliteteve ku ministria e shëndetësisë ka raportuar numrin më të lartë të vdekjeve, 11, ndërsa shifrat reale sipas të dhënave janë 26 viktima nga Covid-19.”

Basha i bëri thirrje prokurorisë që të shkojë në morg të marrë evidencat e plota dhe të hetojë situatën, pasi sipas tij ‘po bëhet politikë me të vdekurit’.

Bledar Xhemali, kreu i Mjekësisë Ligjore reagoi menjëherë pas akuzave të Bashës, përmes një lidhje direkte në emission.

Ai sqaroi se në listën e morgut shënohen si persona që kanë humbur jetën nga Covid-19 të gjithë ata pacientë që kanë ardhur nga dy spitalet Covid-19.

Xhemali ftoi prokurorinë të hetojë për çdo mosputhje në deklaratat e numrave të viktimave me Covid-19.

Pyetur për këto akuza nga gazetari Sokol Balla, Rama u përgjigj:

“Statistikat nuk i prodhon qeveria. Numri i vdekjeve pasqyrohet çdo ditë në bazë të kritereve që janë të lidhura me një element të thjesht: të sëmurët nga Covidi.”

Duke iu referuar Bashës, Rama tha se ‘ata që po kërkojnë të vdesin më shumë, ende nuk kanë nxjerrë mësime se pse kanë humbur.’

Rama theksoi se numri i vdekjeve nga Covid-19 në Shqipëri është për fat të mirë është ku e ku më i ulët se në vendet europiane.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>