Kryetari i PD-së Lulzim Basha Basha akuzoi Ramën se ai është “peshku i madh” që fshihet pas biznesit të plehrave.
Në një intervistë për Enkel Demin, të hënën në mëngjes, Basha akuzoi qeverinë se po grabit para në bashkëpunim me mafian plehrave, për të djegur plehrat e vendeve të tjera:
“Një shembull i kësaj është Eco Tirana, kompania mëmë e të cilës është një kompani e pastrimit të plehrave në Verona, administratori i të cilës u arrestua si bashkëpunëtor i mafias italiane të Ndragetës. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Zimbabue”.
Basha u shpreh se ky denoncim i PD-së ka vënë në siklet Kryeministrin Rama, shenjë e sikletit të tij është sulmi ndaj gazetarit Armand Shkullaku.
Kryetari i PD-së akuzoi edhe SPAK për mosfillim të hetimeve të inceneratorëve.