Basha: Rama po i shkatërron jetën qytetarëve

Nga Exit News
Basha: Rama po i shkatërron jetën qytetarëve

Kreu i PD-së Lulzim Basha vazhdon sërish të akuzojë kryeministrin Rama se po dështon të menaxhonë pandeminë e Covid-19 dhe se po i kushton jetën qytetarëve.

Gjatë një takimi në Lushnje, Basha u shpreh:

“Rama po i kushton Shqipërisë jetë njerëzit dhe kjo vetëm për të mbrojtur aferat e tij korruptive, vetëm për të vazhduar vjedhjen e qytetarëve. Pasi shkatërroi ekonominë, po shkatërron jetët dhe shëndetin e shqiptarëve dhe kjo vetëm e vetëm për të mbrojtur aferat e tij korruptive. “

Basha akuzoi Ramën se ka vjedhur paratë publike përmes tenderave sekretë gjatë pandemisë:

“E ka shtuar ritmin e vjedhjes siç e shton çdo hajdut kur e di që është drejt fundit. Rama bleu maska me shumicë, me dyfishin e çmimeve që maskat shiten me pakicë.”

Basha premtoi se me ardhjen e tij në pushtet, paratë e shqiptarëve nuk do të shkojnë tek miqtë e kryeministrit, por për plotësimin e nevojave të qytetarëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>