
Kryetari i PD-së Lulzim Basha akuzoi Kryeministrin Rama se po bënë lojnë e Beogradit.
Basha i kujtoi Ramës se ai është përgjegjës për jetët e humbura nga kovidi.
“Në vend që të bëjë detyrën, Edi Rama bën zëdhënësin e Beogradit. Ai është përgjegjës për jetët e humbura dhe shëndetin e shqiptarëve. Të sëmurët dergjen nëpër ambulanca sepse spitalet janë mbushur plot. Pasi shkatërroi ekonominë ai ka humbur kontrollin mbi pandeminë”, shkroi Basha në Twitter.