Ambasadorja amerikane Yuri Kim i kerkoi PD-së të mbyllê reformën zgjehdore sipas afatit të caktuar nga vetë PD, më 31 maj . Pas takimit me Kryetarin e PD-së Basha, ambasadorja tha se:
“Sapo zhvilluam një takim shumë të mirë. Isha shumë e kënaqur që pata mundësinë të takohesha me kryetarin e opozitës Luli Basha. Diskutimi ynë ishte i vendosur për të ardhmen dhe jo për të shkuarën. Veçanërisht folëm për rëndësinë se si udhëheqësit shqiptarë duhet të përmbushin pritshmëritë e popullit shqiptar, sikurse e kanë premtuar, për të përfunduar reformën zgjedhore deri më 31 maj. Ky nuk është një afat kohor që e ka vendosur Ambasada e Shteteve të Bashkuara ose ndonjë faktor tjetër i jashtëm. Ky është një afat kohor që e kanë caktuar mbi veten e tyre vetë udhëheqësit. Për nga përkufizimi opozita ka një punë shumë të vështirë përpara tyre, por ndihem shumë e inkurajuar nga diskutimi që kemi zhvilluar këtë pasdite dhe po pres te shoh reultatet”.
Deklarata e ambasadores u mbështet edhe nga Zoti Basha, i cili konfirmojë se reforma zgjedhore do të përfundojë më 31 maj.
“Organizmi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është prioritet absolut. Një orë e më parë në kutitë e votimit të pandikuar nga bandat, nga shitblerja e votës, paratë e korrupsionit. Jemi të vendosur për këtë betejë dhe jemi të vendosur që brenda 31 majit reforma zgjedhore do të mbarojë dhe do të bëjmë gjithçka që të zbatohet”, tha Zoti Basha.