Basha: Reformën në drejtësi e mban peng Rama, jo Dvorani

Nga Exit News
Basha: Reformën në drejtësi e mban peng Rama, jo Dvorani

“Nuk e ka marr peng Dvorani, reformën në drejtësi, por Edi Rama.”

Kështu u shpreh kryetari i PD-së, Lulzim Basha në një intervistë në Fax News.

Basha pohoi se që prej vitit 2016 reforma në drejtësi po zhvillohet në mënyrë të njëanshme. Edi Rama dhe njerëzit rreth tij, diktojnë procesin e vetingut. Sipas Bashës, ekzistojnë dy lista gjyqtarësh dhe prokurorësh; ata që duhet të rrinë në sistem dhe ata që duhet të largohen.

Që prej 2016, reforma ne drejtësi po zhvillohet në mëmnyrë të njëanshme. Edi rama dhe njerëzit rreth tij diktojnë gjithcka.  Tashmë dihet se vetingu eshte proces i korruptuar politikisht”

Basha tha se një nga pasojat e kësaj reforme është mungesa e prej më shumë se dy vjetësh e  Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, duke i lënë hapësirë qeverisë të ndërmarri ligje antikushtetuese.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>