Basha sqaron strukturat e mbrojtjes së votës

Nga Exit News
Basha sqaron strukturat e mbrojtjes së votës

Kryetari i PD-së Lulzim Basha foli për ngajrjen e Elbsanit dhe struktuart e mbrojtjes së votës të ngritura nga PD, në një intervistë me gazetarin Enkel Demi, në ABC neës,  të premten.

Ai u shpreh se PD ka marrë të gjitha masat e mundshme “në kushtet e rënies së shtetit të së drejtës, në kushtet e trysnisë mbi policinë dhe prokurorinë”. Por, theksoi Basha, mbrojtja më e mirë është pjesmarrja masive në votime.

Ndërsa për strukturat e mbrojtjes së votës, Basha u shpreh se:

“Ato janë struktura të cilat mbrojnë votën e qytetarëve në kushtet e rënies së shtetit. […] Ne kemi marrë masat e plota për të garantuar për aq sa na takon si opozitë, zgjedhje të qeta, të lira dhe të ndershme dhe garancia më e madhe është pjesëmarrja masive”.

Basha premtoi edhe se gjoba pej 110 milionë eurove e vendosur ndaj qeverisë shqiptare për mbylljen e televizionit Agon Channel, të Francesco Becchettit do të paguhet nga paratë personale të përgjegjësve:

“Është një dëm i shkaktuar nga sjellja e tre individëve, kryeministrit, kryetarit të bashkisë dhe sekretearit të përgjithshëm të kryeministrit. Gjithçka është e dokumentuar.

Dëmet e shkaktuara arkës së shtetit nuk do të paguhen nga taksat e shqiptarëve, por do të paguhen, nga këta tre individëve dhe të çdokujt tjetër që është përfshirë në këtë aferë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>