Basha: Suksesi i parë i reformës në drejtësi ndërrimi i pushtetit, ngritja e Gjykatës Kushtetuese lajm i mirë

Nga Exit News
Basha: Suksesi i parë i reformës në drejtësi ndërrimi i pushtetit, ngritja e Gjykatës Kushtetuese lajm i mirë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se suksesi i reformës në drejtësi do të jetë kur të ndërrohen pushtetet.

Në një takim me studentët e drejtësisë, Basha pohoi se pushteti gjyqësor është kapur nga qeveria.

“Sa kohë që qeveria, kryeministri, pushteti investon gjithçka që mos të dalë para drejtësisë, mos t’i japin përgjegjësi, si mund të ketë drejtësi?! Investimi i parë që reforma në drejtësi të ketë sukses është ndërrimi i pushtetit sepse ajo në vetvete do të plotësojë një nga kushtet bazë që ju e mësoni që në orët e para të së drejtës kushtetuese, që është ndarja dhe balancimi i pushteteve. Sa kohë që drejtësia është në kontrollin e legjislativit dhe ekzekutivit çfarëdo që të bësh, përpjetë të hidhesh, nuk ka për të patur drejtësi por ka për të patur korrupsion, pandëshkueshmëri.”

Basha tha se ngritja e Gjykatës Kushtetuese është një lajm i mirë, por shumë i vonuar. Ai shtoi më tej se qeveria e ardhshme do të nxisë drejtësinë të kryejë punën e saj.

Kreu i PD-së, pohoi se në 7 vite, qytetarët shqiptarë kanë në kurriz 7.2 miliardë euro, duke theksuar se duhet të trajnohet brezi i ri i juristëve për të luftuar korrupsionin.

Basha premtoi se për studentët të cilët vijnë nga familje me të ardhura më pak se 640 mijë lekë do të kenë bursa studimi 100 përqind.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>