Kryetari i PD-së Lulzim Basha e nisi konferencën e të enjtes me një sulm ndaj televizionit Top Channel, për çështjen e inceneratorëve.
“Më vjen mirë që shoh gazetaren e Top Channelit. Do keni mundësinë të transmetoni një pjesë të konferencës për shtyp që nuk ka lidhje me inceneratorët, se e dimë që inceneratorët nuk i transmetoni. Po ky nuk është faji jot Elda [gazetare e Top Channel], e dimë se i kujt është”, iu drejtua Basha gazetares së Top Channel-it, e pranishme në selinë e PD-së.
Basha tregoi se “vetëm dje, nga theasari i janë dhënë 565 mijë euro mafias së plehrave. Kjo shumë parash është baraz me 14 mijë tamponë”.
Ai e quajti këtë “terrorizëm shtetëror, të vazhdosh të vjedhësh para” teksa gjithë qarku i Durrësit ka marrë vetëm 15 tampone një ditë më parë.
Basha e akuzoi Kryeministrit Edi Rama që po lë njerëzit të vdesin në trotuare.