
Kushtet e Bundestagut për Shqipërinë janë udhërrëfyesi i daljes nga kriza dhe vazhdimësisë drejt integrimit, kështu u shpreh nga Gjermania Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili mori pjesë në Kongresin e Partisë Kristian-Demokrate të Gjermanisë (CDU).
Përmes një postimi në Twitter, Zoti Basha tregoi se kishte pasur një takim me zëvendës/kryetarin e grupit të CDU-së në Bundestag, Johan Wadephul.
Ai tregoi se kishte biseduar me të rreth çështjes së integrimit dhe situatës që po kalon Shqipëria pasi foton e shoqëroi me mbishkrimin:
“Takim i shkëlqyer me Johan Wadephul. PD e angazhuar për zbatimin e kushteve të Bundestagut për Shqipërinë që përbejnë udhërrëfyesin për të dalë nga kriza e rëndë politike dhe drejt integrimit në BE përmes demokracisë, sundimit të ligjit dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.”