Basha takime me deputetë të CDU-së: Kushtet e Bundestagut udhërrëfyes i daljes nga kriza

Nga Stafi i Exit
Basha takime me deputetë të CDU-së: Kushtet e Bundestagut udhërrëfyes i daljes nga kriza

Kushtet e Bundestagut për Shqipërinë janë udhërrëfyesi i daljes nga kriza dhe vazhdimësisë drejt integrimit, kështu u shpreh nga Gjermania Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili mori pjesë në Kongresin e Partisë Kristian-Demokrate të Gjermanisë (CDU).

Përmes një postimi në Twitter, Zoti Basha tregoi se kishte pasur një takim me zëvendës/kryetarin e grupit të CDU-së në Bundestag, Johan Wadephul.

Ai tregoi se kishte biseduar me të rreth çështjes së integrimit dhe situatës që po kalon Shqipëria pasi foton e shoqëroi me mbishkrimin:

“Takim i shkëlqyer me Johan Wadephul. PD e angazhuar për zbatimin e kushteve të Bundestagut për Shqipërinë që përbejnë udhërrëfyesin për të dalë nga kriza e rëndë politike dhe drejt integrimit në BE përmes demokracisë, sundimit të ligjit dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>