Basha takon Kurtin, diskutojnë si të ndalet eksodi i të rinjve nga Shqipëria dhe Kosova

Nga Exit News
Basha takon Kurtin, diskutojnë si të ndalet eksodi i të rinjve nga Shqipëria dhe Kosova

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shfyrtëzoi takimin me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për të diskutuar rreth çështjes së largimit të të rinjve nga vendi, problem ky që ka përfshirë njësoj të dyja vendet dhe të cilin Basha e cilësoi “çështje kritike”.

Përmes një postimi në Facebook, Basha tha se me Kryeministrin e Kosovës Kurti kishte diskutuar për:

“[…] të gjitha zhvillimet e rëndësishme politike dhe rajonale. Ngritëm gjithashtu edhe çështjen kritike, se si të ndalojmë largimin e dhimbshëm të kaq shumë të rinjve nga Shqipëria dhe Kosova.”

Kosova ndryshe nga Shqipëria nuk ka lirinë e udhëtimeve pa viza, megjithatë largimet e viteve të fundit kanë qenë të ngjashme në të dyja vendet. Për të rinjtë, mungesa e vendeve të punës dhe keq-qeverisja kanë qenë disa nga arsyet e largimeve.

Gjatë takimit me Kryeministrin Kurti, Basha tha se e kishte siguruar atë dhe qytetarët e Kosovës se:

“[…] mund të vazhdojnë të mbështeten tek Partia Demokratike e Shqipërisë, sot si opozitë […] dhe nesër në drejtim të vendit, për t’i ofruar çdo ndihmë dhe për të marrë çdo vendim në mbështetje të Kosovës. Ne jemi si përherë krenarisht në krah të Kosovës tonë të shtrenjtë!”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>