Kreu i PD, Lulzim Basha takoi të martën ministrin e jashtëm grek, Niko Dendias.
Lajmin e bëri të ditur vetë Basha në një postim në Twitter, ku deklaroi se diskutuan mbi çështjen e detit dhe ligjit të luftës.
“Sot pata kënaqësinë të takohem me ministrin e jashtëm të Greqisë NikosDendias. Gjatë bisedës, nënvizuam domosdoshmërinë që në frymën e mirëkuptimit dhe respektit reciprok, të zgjidhim çështjet e mbetura pezull dhe të intensifikojmë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat,përfshirë edhe lehtësitë për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi.
Riktheksova qëndrimin e shprehur prej 10 vitesh, se zgjidhja për çështjen e detit duhet të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare dhe i përsërita ministrit Dendias domosdoshmërinë për abrogimin e ligjit të luftës.”
Basha falenderoi shtetin grek për mbështetjen e dhënë ndaj Shqipërisë në integrimin europian.