Basha takon ministrin e jashtëm grek, Niko Dendias

Nga Exit News
Basha takon ministrin e jashtëm grek, Niko Dendias

Kreu i PD, Lulzim Basha takoi të martën ministrin e jashtëm grek, Niko Dendias.

Lajmin e bëri të ditur vetë Basha në një postim në Twitter, ku deklaroi se diskutuan mbi çështjen e detit dhe ligjit të luftës.

Sot pata kënaqësinë të takohem me ministrin e jashtëm të Greqisë NikosDendias. Gjatë bisedës, nënvizuam domosdoshmërinë që në frymën e mirëkuptimit dhe respektit reciprok, të zgjidhim çështjet e mbetura pezull dhe të intensifikojmë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat,përfshirë edhe lehtësitë për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi.

Riktheksova qëndrimin e shprehur prej 10 vitesh, se zgjidhja për çështjen e detit duhet të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare dhe i përsërita ministrit Dendias domosdoshmërinë për abrogimin e ligjit të luftës.”

Basha falenderoi shtetin grek për mbështetjen e dhënë ndaj Shqipërisë në integrimin europian.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>