Basha: Taksa e sheshtë nuk favorizon të pasurit, Rama ortakë me oligarkët

Nga Exit News
Basha: Taksa e sheshtë nuk favorizon të pasurit, Rama ortakë me oligarkët

Kreu i PD Lulzim Basha tha të enjten në Opinion duke folur për taksën e sheshtë se ajo nuk ndihmon të pasurit, ndryshe nga sa pretendon kryeministri Edi Rama.

Ai tha se “oligarkët janë ortakë me kryeministrin, ata kanë marrë kontrata publike 2.2 miliardë euro”.

Ai tha se qeveria socialiste ua merr me taksë leket por ua jap me tendera dhe PPP.

“Një grusht njerëzish që i jep koncensioen, PPP, tendera e çmime 5fish”, tha Basha.

“Taksa a e sheshtë funksionin për popullin, lufton ovazionin. Forcon ekonominë dhe ndihmon njerëzit”, tha Basha.

“Taksa e sheshtë ka lindur për ata që kanë më shumë. Kush ka më shumë do paguaj më pak e kush ka më pak do paguajë më shumë. Parim tipik i të djathtës. Po këta as të djathtë nuk janë, ti quash të djathtë i ofendon. Këta se dinë as vet se çfarë janë”, ka thënë Rama.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>